Porosia e Krasniqit dhënë medimut në Preshevë më 1996: "Të bashkuar do të fitojmë, të përçarë-do të humbim"
Disa pjesë të intervistës së Akademik Mark Krasniqi dhënë Xhemaledin Salihut, drejtor dhe Sevdail Hysenit, gazetar i gazetës "VEPRIMI" në Preshevë, më 1996.“…Por, për t’ia arritur qëllimit, të gjitha partitë dhe organizatat tjera shqiptare duhet ta kenë një qëllim madhor të përbashkët-lirinë dhe pavarësinë politike kombëtare.Nëse angazhohemi me gjithë potencialin që e kemi intelektual,shpirtëror dhe material për sendërtimin e idealit tonë kombëtar, që është ideal i ynë shekullor dhe e drejtë e jona natyrore, historike, juridike, etnike etjerë., siç e kanë arritur këtë të drejtë të gjithë popujt tjerë na Evropë e në Ballkan.”
“Mesazhi im lidhur me organizimin e pavarur politik të shqiptarëve në rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të ishte: Uniteti, bashkimi i të gjitha forcave rreth idealit të përbashkët kombëtar. Këtë porosi do ta kisha jo vetëm për Kosovën Lindore, por për të gjithë shqiptarët kudo që janë, për të gjitha partitë, klubet e shoqatat tona.”
“Zënkat e ndryshme, liderizmi, bajraktarizmi, interest e ngushta personale, uria “për pushtet”, për emaër të madh etjerë, janë sëmundje të rrezikshme, të cilat e brejnë dhe e shkatërrojnë organizmin tonë politik, na bëjnë të merremi me vetveten dhe t’ia kthejmë shpinën idealit kombëtar.”
“Të bashkuar- do të fitojmë, të përçarë-do të humbim.”
“…Uroj që gazeta Juaj të luaj rol të rëndësishëm në jetën kulturore e politike të Kosovës Lindore. Uroj që ajo të ngjallë flakën e ardhetarizmit të vërtetë në të gjitha zemrat shqiptare të kësaj treve, të ngjallë idenë e bashkimit dhe të sakrificave, të qëndresës dhe të përpjekjeve të vazhdueshme për sendërtimin e të drejtave politike e kombëtare edhe të kësaj pjese të Kosovës Martire.”
Përgatiti: Xhemaledin SALIHU-Preshevë
copy(/home/titulli/public_html/images/image/krasniqi-salihu-hyseni.jpg): failed to open stream: No such file or directory